Një pensionist suedez bëri një ankesë publike ndaj “TV4”, sepse pjesë e grafikës fikse të përdorur për të treguar parashikimin e motit i mbeti e stampuar në televizorin e tij OLED dhe nuk ikën.

OLED përdor material organik dhe transmetuesit që ekzagjerojnë me nivelin dhe intensitetin rrezikojnë lënien e shenjës së imazhit për disa orë, ose prishjen e panelit.

“EBU”-ja , Bashkimi Europian i Transmetimeve, dha një sërë këshillash për ata që transmetojnë, për të evituar që sinjali televiziv të shkatërrojë televizorin e shikuesit.

Rekomandimi “R129”, “ADVICE TO BROADCASTERS ON AVOIDING IMAGE RETENTION ON TV PRODUCTION DISPLAYS”, u krijua në vitin 2010 për televizorët plazma dhe tani u azhurnua edhe për ata OLED.

Këshilla e parë është ajo klasike; të evitohen logot dhe grafikat statike, nëse është e mundur logot të spostohen vazhdimisht dhe të përdoren timeout për të hequr logot apo grafikat pas një periudhe të caktuar kohe.

Një këshillë e dytë është më teknike; nivelet e logove apo grafikave nuk duhet të kalojnë vlerën e mesme të ndriçimit të figurës. Në rastin në Suedi mbeti shenjë dielli i verdhë, ndoshta përdorur nga televizioni, në nivele të larta, për të rënë në sy të shikuesve.

Për të evituar problemin e “burn-in” këshillohet ose të vihen grafika me një nivel gjysmëtransparent, në mënyrë që të reduktohet efekti i tyre, ose të limitohet paraqitja e tyre.

Bëhet fjalë për sugjerime, jo detyrime, por zakonisht transmetuesit janë shumë të kujdesshëm në këtë drejtim. Sugjerimi, përveç kujdesit, është edhe ai i kalibrimit të TV: modalitetet dinamike, shpesh të përdorura me nivele të lartë ndriçimi, rrisin rrezikun për burn-in.

Source: Teknologji