Ed Sheeran njihen si person që nuk dëshiron ta bëjë publike jetën private dhe po në mënyrë sekrete ka bërë hapin e madh në jetën e tij.

Këngëtari britanik praktikisht e konfirmoi se është martuar me Cherry Seaborn, shtatë muaj pasi njoftuan fejesën.

Gjatë një interviste për “Access”, Sheeran la të kuptohet se çifti është martuar pa e parë vesh asnjë.

Gazetari e pyeti këngëtarin për përgatitjet për dasmën, për detajet dhe Sheeran duke qeshur, tregoi rrethin në gishtin e unazës.

“Urime, mik! Kjo është fantastike. Si ka mundësi që ke anashkaluar publikimin”?

“Epo, unë në përgjithësi nuk i bëj gjërat private publike” – deklaroi Ed, pra jo një konfirmim i plotë, por gjithsesi një pohim.

 

Source: Tendence