“Divide” i Ed Sheeran ishte albumi më i shitur i vitit të kaluar me 2.7 milionë kopje në Britani. Por, ylli i muzikës nuk ka plane të menjëhershme për të nxjerrë një album të ri. “Dua të sjellë një projekt vitin e ardhshëm por nuk është një album. Diçka që nuk e bëj zakonisht“, tha ai për BBC News. Sheeran shtoi se primar për të është turneu botëror përpara se të fillojë të punojë për albumin e katërt. Lajmi mund të zhgënjejë fansat, por Sheeran vuri në dukje se tre vite në turne ishin të lodhshme dhe se ka nevojë të qetësohet. 27-vjeçari la të kuptohet se muzika e tij e re do të ishte më eksperimentale sesa “Shape of You” dhe “Thinking Out Loud”.

Source: Tendence