Eddie Murphy do të bëhet baba për të dhjetën herë. Aktori 57-vjeçar është në pritje të fëmijës së dytë me 39-vjeçaren Paige Butcher. Ardhja në jetë është parashikuar për në dhjetor. Çifti, që janë bashkë prej vitit 2012, kanë edhe vajzën 2 vjeçe Izzy Oona.

Aktori e zgjeron kështu familjen e madhe të tij. Murphy është baba i Eric, 29 vjeç, lindur nga marrëdhënia me Paulette McNeely, Bella Zahra, 16, Zola Ivy, 18, Shayne Audra, 23, Miles Mitchell, 25, Bria, 28, të lindur nga martesa me Nicole Mitchell.

Murphy ka edhe një djalë 27 vjeç, Christian, me Tamara Hood dhe vajzën 11-vjeçare Angel Iris me Mel B të ish-“Spice Girl”, me të cilën nuk ka marrëdhënie shumë të mira.

“Kam qenë vërtet me fat me fëmijët e mi. Nuk ka asgjë negative në familjen e madhe, të gjithë janë shumë të mirë. Asnjë prej fëmijëve të mi s’është si unë. Janë të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri, secili ka tekat e veta, por në fund të fundit janë të gjithë të mbarë”, – deklaroi Murphy gjatë një interviste.

Source: Tendence