“NBC”-ja nisi projektin televiziv të frymëzuar nga një serial i njohur gjerman, i fokusuar te një pasardhës i çmimit “Nobel” për fizikën. Seriali gjerman është policor dhe në rolin e të riut Einstein është aktori Tom Beck.

Felix Winterberg është stërnipi i fizikanit të famshëm Albert Einstein dhe si stërgjyshi i tij është gjeni në fizikë. Për shkak të një sëmundjeje të trashëguar vdekjeprurëse, kërkuesi brilant nuk ka shumë vite jetë dhe kështu mundohet të punojë sa më shumë, falë dhe disa simuluesve. Pasardhësi i Einstein rekrutohet nga policia, për aftësinë e zgjidhjes së çështjeve të ndërlikuara.

Në vitet e fundit, Albert Einstein është interpretuar shpesh në projekte televizive, si “Einstein and Eddington”, transmetuar në “BBC”. Geoffrey Rush e ka portretizuar në “Genius”, një prodhim i “National Geographic”.

Source: Televizion