Videolojërat janë ende në qendër të vëmendjes ku mësohet se do të realizohet një dokumentar rreth një prej videolojërave më popullore në botë, “Grand Theft Auto V”. Dokumentari do të titullohet “The Billion Dollar Game” është një prej projekteve që do të prezantohet në muajin nëntor në “American Film Market”.

“The Billion Dollar Game” është prodhuar nga “Salon Pictures” dhe me regjisor Rob Ryan. Që nga debutimi, në shtatorin e vitit 2013, “Grand Theft Auto 5” ka shitur 100 milionë kopje dhe ka fituar 1 miliard dollarë në vetëm tre ditë.

Source: Televizion