Aaron Paul zbuloi së “El Camino”, filmi i “Breaking Bad”, është xhiruar në sekret dy vjet më parë dhe asnjë nuk e ka ditur.

Traileri i “El Camino” ishte një surprizë e madhe për të gjithë, sepse filmi ishte ende një mister, pavarësisht zërave që qarkullonin.

Tani, jo vetëm që ekziston, por është mësuar edhe që do të transmetohet në “Netflix” pas dy muajve.

Gjatë një interviste për “New York Times”, Paul shpjegoi se përse vendosi të rikthehet në rolin e Jesse Pinkman: “Është një kapitull i “Breaking Bad” që nuk e kisha kuptuar që e doja. Dhe tani që e bëra, jam shumë i lumtur që ekziston”.

Source: Televizion