Elvis Presley do të jetë agjent sekret në serialin e animuar për të rritur të “Netflix”, “Agent King”.

Seriali është ideuar nga Priscilla Presley dhe John Eddie dhe është frymëzuar nga fëmijëria e mbretit të rokenrollit, që këtë vit ka dhe 42-vjetorin e vdekjes.

“Që fëmijë, Elvis ëndërronte të ishte një superhero, për të luftuar krimin dhe për të shpëtuar botën. “Agent King” do t’ia mundësojë këtë gjë. Jemi të lumtur t’i tregojmë botës një Elvis që nuk e kanë parë kurrë më parë”, -deklaroi Priscilla.

Source: Televizion