“Escape Plan” do të ketë edhe kapitullin e tretë dhe Sylvester Stallone zbuloi se titulli i këtij projekti do të jetë “Escape Plan: The Extractors”. “Escape Plan 2” ishte vazhdimi i filmit të vitit 2013 me protagonistë Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger.

Në këtë projekt, Sylvester Stallone dhe Dave Bautista do të bashkojnë përsëri forcat për kapitullin e tretë të sagës. Edhe kësaj radhe të dy yjet e filmave aksion do të rikthehen për të depërtuar një burg tjetër të pathyeshëm.

Source: Televizion