Transmetuesi i njohur informativ “Euronews Group” ka lidhur kontratën e bashkëpunimit me IN Media, shoqërinë e cila ka në pronësi edhe kanalin rinor IN TV, për të lançuar televizionin e targetuar për Shqipërinë dhe shqipfolësit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Ky është bashkëpunimi i parë i “Euronews Group” që krijon një zinxhir të “Euronews” në botë.

“Euronews” po kontribuon me ekspertizën e vet për “Euronews Albania”, duke përfshirë atë që e përshkroi si perspektivën e saj multikulturore dhe mbulimin e saj ndërkombëtar në të gjitha pikëpamjet. Transmetuesit e lajmeve do të jenë në gjendje të përdorin mbulimin rajonal nga “Euronews Albania” në të gjitha platformat si pjesë e marrëveshjes reciproke me IN Media, e cila vepron në TV, kanali i vetëm i të rinjve në Shqipëri dhe në Radio 105.7.

“Euronews Albania” pritet që të nisi transmetimet në 2019 dhe rekrutimi i stafit ka filluar, duke synuar si fillim 100 anëtarë.

Source: Televizion