Ndërgjegjësimi i konsumatorëve për rregullat e reja kundër gjeo-bllokimit të pajustifikuar të përmbajtjes së TV është tashmë e rëndësishme.

 

Në një sondazh të Eurobarometrit, i publikuar shtatë muaj pas hyrjes në fuqi të rregullave nga Bashkimi Europian, 50% e qytetarëve të BE janë përgjithësisht të vetëdijshëm për veprimin e BE-së për të trajtuar diskriminimin e pajustifikuar.

 

Megjithatë, vetëm 29% e të anketuarve e dinë se cilat nga të drejtat digjitale të vendosura nga BE-ja aktualisht zbatohen ndaj tyre.

Studimi i Eurobarometrit është pjesë e një vlerësimi të vazhdueshëm të nevojave të konsumatorëve dhe realiteteve të tregut në sektorët që aktualisht nuk mbulohen ose mbulohen vetëm pjesërisht nga rregullat gjeo-bllokuese.

Numri i përdoruesve të internetit që përpiqen të kenë akses ndërkufitar në përmbajtje gati u dyfishuan gjatë katër viteve të fundit nga 8% në 2015 në 15% në vitin 2019. Llojet më të njohura të përmbajtjes që kërkohen përtej kufijve janë audio-vizuale (9%) dhe muzika (8%).

Gjeo-bllokimi është një praktikë diskriminuese që parandalon konsumatorët online nga qasjes dhe blerja së produkteve ose shërbimeve nga një faqe interneti e bazuar në një shtet tjetër anëtar. Për të hequr këtë pengesë, BE-ja po vendos një rregullore gjeo-bllokimi.

Source: Teknologji