“Eutelsat” lançoi “CIRRUS”, një zgjidhje hibride për satelitë e OTT, që u mundëson transmetuesve të ofrojnë një eksperiencë fleksibël dhe të pandërprerë të përmbajtjes nëpër ekranet e shumëfishta.

“CIRRUS” do të ofrojë një zgjidhje për dërgesat e përmbajtjeve kyçe përmes satelitit dhe OTT për shikuesit që kërkojnë të marrin apo azhurnojnë shërbimin e tyre.

Transmetuesve televizivë satelitorë u jep shpërndarje video end-to-end të kombinuara me shërbime në “cloud” dhe një ofertë shumekranësh që plotëson shërbimin transmetues tradicional DTH me streaming simultan OTT, përmes një platforme hibride vendase.

Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të shikojnë përmbajtje video në pajisje të tilla si telefona celularë dhe tablet, të kenë qasje në programe të shumëfishta, të regjistrojnë dhe të rikthejnë, të marrin informacion mbi programin, duke ofruar menaxhimin e rregullave të biznesit dhe raportimin e përdorimit për klientët transmetues të “Eutelsat”.

Source: Teknologji