Ewan McGregor është në bisedime për të interpretuar sërish Obi-Wan Kenobi në një serial për “Disney+”.

Aktori skocez 48-vjeçar ka luajtur versionin e ri të master Jedi në tri filma “The Phantom Menace” (1999), “Attack of the Clones” (2002) dhe “Revenge of the Sith” (2005).

Sipas “Deadline”, Ewan është gati të kthejë sërish fansat në galaktikë. Ende nuk dihen shumë detaje për projektin, por pritet publikimi i titullit.

“Cinelinx” shkruan se McGregor ka firmosur një kontratë për t’u rikthyer me rolin e tij historik të sagës “Star Wars”.

Source: Televizion