“Channel 4” ka bashkëpunuar me “Facebook” për një program javor informues, në platformën “Watch” të rrjetit social.

“Uncovered” do të lançohet në “Facebook Watch” dhe do të ketë lajme dhe analiza nga “C4 News”, nga korrespondentë lokalë dhe ndërkombëtarë për çështjet e rëndësishme.

Bashkëpunimi vjen disa muaj pasi “Facebook” lançoi një seksion për lajmet në “Watch”, me emisione nga “CNN”, “Fox News” dhe “ABC News”.

Episodet prej 10 minutash të “Uncovered” do të jepen në një format vertikal për aparatet mobile.

Source: Teknologji