Sophie Turner, aktorja që interpreton Sansa Stark në “Game Of Thrones”, deklaroi gjatë një interviste se si u ndje kur lexoi skenarin e episodit të fundit të serialit dhe cilat do të jenë sipas saj reagimet e fansave kur do ta shohin.

“Nuk e di nëse finalja do të pëlqehet nga të gjithë. Mendoj se do të jenë të shumtë që do të mbeten të zhgënjyer, të tjerë të kënaqur. Do të jetë interesante të shikohen reagimet e tyre. Sa për mua, leximi i skenarit të episodit të fundit ishte shumë i dhimbshëm. Kur lexova frazën e fundit, “end of Game Of Thrones”, u emocionova. Mbi Sansa Stark mund të them vetëm se në këtë sezon të fundit do të arrijë të kuptojë vërtet kush është dhe çfarë përfaqëson. Gjatë serialit nuk dihej qartë se çfarë donte të arrinte dhe çfarë donte të bëhej. Por, do të bëhet një personazh tepër i sigurt në vetvete”.

Sezoni 8 dhe i fundit i “Game of Thrones” do të transmetohet nga “HBO”-ja në vitin 2019. “HBO”-ja po përgatit edhe pesë spinoff-e, frymëzuar nga saga e “Kronikave të akullit dhe të zjarrit”.

Source: Televizion