Dera është e hapur për Wesley Snipes që të rikthehet si Blade në universin modern të ‘Marvel’. Mësohet se do të kemi dy projekte të reja rreth Gjahtarit të Vampirëve, por ende nuk zbulohen se cilat janë. Snapes bëri të ditur se ekipi i tij ka nisur bisedimet me ‘Marvel’ që të risjellin Blade në ekran. Fansat e kanë pritur shumë mirë këtë lajm, pasi prej vitesh prisnin një film të ri të heroit të tyre. Trilogjia “Blade” ka arkëtuar rreth 415 milionë dollarë.

Për momentin jemi në bisedime dhe jemi të bekuar që kemi entuziazmin dhe interesin që të risjellim diçka rreth asaj bote. Kemi krijuar dy projekte dhe kur njerëzit t’i shikojnë do të kenë vetëm një problem, të vendosin se cili iu pëlqeu më shumë”, deklaroi Snipes.

Source: Televizion