Fansat e flaktë të “Back to the Future” kanë publikuar një peticion online, duke kërkuar realizimin e kapitullit të katërt të filmit nga “Universal”.

Regjisori Robert Zemeckis nuk mendon se është i nevojshëm një film i katërt, por një pjesë e fansave e mendojnë ndryshe.

“Make Back to the Future 4 Happen” është lançuar pesë ditë më parë dhe nuk është se ka pasur shumë mbështetje, por po lobohet që të përfitohet numri i parashikuar i firmave, për t’ia paraqitur studios.

“Back to the Future” është një ndër filmat më të dashur të të gjitha kohërave dhe dy kapitujt vazhdues janë vlerësuar tej mase. Por, kjo nuk u mjafton fansave, të cilët mendojnë se ka ardhur koha për të rikthyer skuadrën në një udhëtim tjetër të paharrueshëm në kohë.

Source: Televizion