“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” pritet të arrijë në kinema në fund të vitit dhe “Collider” publikoi një intervistë të David Yates, ku regjisori shpjegon detaje mbi filmin me protagonist Eddie Redmayne.

Nga personaliteti i të riut Silente i Jude Law deri te rikthimi në Hogwarts, deri te marrëdhëniet sentimentale të protagonistëve, Yates foli për “Collider” mbi historinë dhe temat sociale të filmit.

“Skenari është një përmbledhje tepër interesante mes një lloj thrilleri politik dhe një histori dashurie. Pra është një ndërthurje zhanresh. Është plot drama dhe tonesh të ndryshme dhe sfida është t’i kombinosh të gjitha këto histori në një. Lidhur me temat e aktualitetit, nuk mund mos të jesh i ndjeshëm. Të influencon çdo ditë. Jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë që ndodh rreth nesh, por temat që trajtohen janë universale, arketipa dhe pa kohë.

Jude Law i sjell freski dhe sensualitet personazhit, është i mrekullueshëm dhe karizmatik në rol. Lidhur me universin e Rowling, ky film është më seksual, sepse është një histori dashurie”.

Source: Televizion