Pasi shfaqet në mënyrë të beftë, personazhi i Johnny Depp do të ketë një rol të rëndësishëm ne “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”. Ai është një ndër magjistarët e errët më të fuqishëm, i dyti pas të ardhshmit Lord Voldermort. Në këtë film, Grindelwald do t’i ketë sytë me ngjyra të ndryshme.

Njëri sy është paksa i frikshëm në krahasim me tjetrin e kafenjtë. Me sa duket, zgjedhja ishte e vetë Johnny Depp. “Besoj se Grindelwald nuk është vetëm një person, është sikur ka dy shpirtra. Dy binjakë të bashkuar në një trup të vetëm. Kështu që sytë reflektojnë dy anët e tij. Është sikur secili sy ka trurin e vet të pavarur, një binjak albin”, -deklaroi aktori për “Entertainment Weekly”.

Gellert Grindelwald paralajmërohet si një ndër personazhet negativë më tërheqës të krijuar nga J.K. Rowling. Një kërcënim i vërtetë magjik.

Në “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”, i riu Albus Silente (Jude Law) rekruton nxënësin e tij Newt Scamander (Eddie Redmayne) për t’u përballuar me kërcënimin e Gellert Grindelwald (Johnny Depp).

Filmi me aktorë Eddie Redmayne, Katherine Waterston, Dan Fogler, Alison Sudol, Ezra Miller, Johnny Depp, Jude Law, Zoë Kravitz, Callum Turner, Claudia Kim e Carmen Ejogo pritet të dalë në kinema më 15 nëntor.

Source: Televizion