“Warner Bros Pictures” publikoi një poster zyrtar të të shumëpriturit “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”, kapitulli i dytë i pentalogjisë kinematografike dedikuar Newt Scamander, interpretuar nga Eddie Redmayne.

“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” është filmi i dytë nga pesë aventurat kinematografike ambientuar në botën e Harry Potter.

Filmi ka për regjisor David Yates dhe për skenariste vetë autoren e librave J.K. Rowling, e cila është edhe producente së bashku me David Heyman, Steve Kloves dhe Lionel Wigram.

Source: Televizion