Me filmin e Dwayne Johnson e Jason Statham, “Hobbs and Shaw”, më në fund në fazë zhvillimi, duket se universi “Fast & Furious” po hapet drejt spinoff-ëve.

Vin Diesel njoftoi zyrtarisht se do të ketë një projekt të ri në botën e “Fast & Furious”, kësaj radhe me një film vetëm femëror, ku dhe skenaristet janë të së njëjtës gjini. “Nicole Perlman, Lindsey Beer dhe Geneva Robertson-Dworet janë shtuar në familjen tonë, si skenariste të këtij projekti”, shkroi Diesel në “Instagram”. Për momentin nuk dihet as titulli dhe as data e premierës, por në javët në vijim priten detaje të reja.

Source: Televizion