Universi “Marvel Cinematic” vijon të zgjerohet. “Deadline” shkruan se studioja po realizon një serial televiziv, fokusuar komplet te disa superheroina.

“Marvel Studios” po realizojnë një serial televiziv, ende pa titull, me Allan Heinberg, i njohur edhe për “Sex and the City”, “The O.C” dhe “Gilmor girls”. Në nivel kinematografik, njihet për “Wonder Woman” i “DC Entertainment”, me regji të Patty Jenkins.

“Deadline” konfirmoi se seriali do të përqendrohet te disa personazhe femra me super fuqi, por pak të njohura. Ende nuk dihet nëse Heinberg do të përdorë personazhe të rinj, apo që janë parë më herët.

Source: Televizion