Është e rrallë që përshtatja kinematografike e një libri të famshëm të jetë tërësisht besnike ndaj veprës origjinale. Jo gjithnjë është e thjeshtë të përshtatësh një libër siç është, sidomos kur bëhet fjalë për vepra të komplikuara dhe kontroverse, ose thjesht të gjata. Është normale që producentët mund të ndryshojnë diçka nga materiali origjinal dhe ndodh që filmi të ketë një finale krejtësisht të ndryshme nga libri ku është bazuar. Ja disa prej tyre:

It (2017) – Libri i Stephen King nis në vitet ’50 dhe pjesa e dytë, ajo që supozohet të jetë bazë për vazhdimin, ambientohet kur fëmijët e Klubit të Humbësve janë rritur. Libri përmban një skenë seksi të çuditshme dhe problematike, një histori mbi një breshkë gjigante që ka krijuar universin.

“The Lord of the Rings: The Return of the King” (2003) – Pasi shkatërruan Unazën, lufta ende nuk ka mbaruar për hobit. Kur kthehen në konte, shohin që është pushtuar nga Saruman e Wormtongue. Natyrisht që arrijnë t’i mundin. Vetëm atëherë Frodo vendos të niset.

Rambo (1982) – Nëse filmi i parë “Rambo” përfundoi si në romanin e David Morrell, nuk do të ishte njësoj për të tjerët. Në fakt, në libër, John Rambo vdes nga plagët e shkaktuara prej plumbave.

Forrest Gump (1994) – Në libër, Forrest kalon aventura edhe më absurde sesa në film. Mes tyre, shkon në hapësirë dhe jeton mes kanibalëve. Jenny nuk vdes, por marrëdhënia e tyre shkatërrohet.

Jurassic Park (1993) – Në libër, personazhet bëjnë atë që do të bënin gjithnjë në atë situatë, shpërthejnë gjithë ishullin. Personazhet e Richard Attenborough dhe Jeff Goldblum vdesin.

I Am Legend (2007) – Fatkeqësisht për personazhin e interpretuar nga Will Smith, në libër vampirët krijojnë një shoqëri të re dhe e fusin në burg për krimet e kryera prej tij.

Source: Televizion