Regjisori i ribërjes së filmit “Resident Evil”, Johannes Roberts foli për projektin e ri dhe se çfarë mund të presim nga ky film, duke premtuar se do të jetë shumë i frikshëm…dhe jo vetëm.

Jemi në fazën e zhvillimit të projektit. Kam propozuar një ide dhe producentët e kanë vlerësuar. Tani po merremi me këtë dhe jam gjatë gjithë kohës në zyrë. Po ecën shumë mirë. Filmi do të jetë shumë i frikshëm. Shumë, shumë i frikshëm. Do të rikthemi në rrënjët e video-lojës. Nuk mund të them më tepër për momentin”, deklaroi ai.

Source: Televizion