Filmi “Rreze”, i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji te Lorena Sopit, është fitues në “World Film Festival”, i zhvilluar nga data 01 – 30 dhjetor në New South Wales të Australisë.

Në kategorinë e filmit të shkurtër kanë qenë të nominuar katër filma; “Healers” – Francë,  “Rreze”- Kosovë, “Yet Another Breakup” – Belgjikë, “Arrested Prisoner” – Brazil. Filmi “Rreze” nga Kosova, ka fituar çmimin kryesor në  këtë kategori– Best Short Drama.

Filmi “Rreze”, i cili pati premierën ne Cannes Film Festival – Short Corner, ne muajin maj të këtij viti, deri tani ka qenë pjesë e  pesëmbëdhjetë festivaleve ndërkombëtare dhe ka fituar pesë çmime. Filmi më i mirë europian – në Europa Film Festival në Barcelonë,  Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të ShBA-së, Award of Merit në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, të ShBA-së, Merit Award në Canada Short Film Festival  në Vancouver të Kanadasë, si dhe  Best Drama Short në World Film Festival.

“Rreze” është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.

Në rolet kryesore Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi, Beslidhje Bytyqi, Selman Lokaj, etj..

Source: Televizion