“Suspiria” do të përballet me një çështje legale ngritur ndaj Amazon nga përgjegjësit e fondacionit që merret me të drejtat legale të veprave të artistes kubane-amerikane Anna Mendieta.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë pretendohet se në dy sekuenca në trailerin e këtij filmi kanë ngjashmëri të dukshme me “Rape Scene” dhe “Untitled” të realizuara në vitet ’70. Amazon Studious nuk ka dashur të komentojë këtë çështje dhe për momentin filmi do ta ketë premierën në sallat amerikane më 26 tetor.

Source: Televizion