Autori i librave “Game of Thrones” foli rreth adaptimit televiziv të veprës së tij. Edhe pse nuk ka arritur ende në fund të ngjarjeve, George R.R. Martin deklaroi se finalja e librave do të jetë e ndryshme nga ajo e serialit të “HBO”-së.

Territori i episodeve të fundit është ende i paeksploruar dhe kjo krijon më shumë mundësi në fushën kreative. Disa adhurues të librave mendojnë se finalja televizive do t’u prishte atyre surprizën e misterit të leximit. Kështu që autori tha se ka pasur ndryshime.

Me sa duket, zgjedhja është bërë për të ruajtur kureshtjen e lexuesve: “Kam qenë i ngadaltë me librat. Fokusimi për fundin do të jetë në gjëra që janë treguar pesë ose gjashtë vjet më parë. Por, mund të ketë ndryshime dhe padyshim që do të ketë gjëra për të shtuar”, tha Martin për revistën “Rolling Stone”.

Source: Televizion