“Game of Thrones” është një ndër serialet që mezi po pritet gjatë këtij viti, për madhështinë e tij dhe për suksesin që ka pasur ndër vite. Por, meqë është dhe sezoni i fundit, kureshtja është më e madhe, se si do të përmbyllen ngjarjet.

Presidenti i “HBO”-së, Casey Bloys foli për episodet e fundit të serialit, por pa zbuluar detaje: “Si fans i serialit ju siguroj se është bërë një punë kolosale, për të arritur në një mbyllje të kënaqshme, si nga ana dramatike, por dhe nga ajo emocionuese. Do të jetë diçka spektakolare”.

“Bëhet fjalë për një botë të jashtëzakonshme të krijuar nga George R.R. Martin. Do të ishte çmenduri mos të mbaje këtë vijimësi. Edhe seriali tjetër që do të paraprijë ngjarjet e atij origjinal shpresoj të jetë po aq unik dhe magjik”, -tha Bloys.

Source: Televizion