Reperi i famshëm Jay-Z ka arkëtuar as më pak e as më shumë se 76.5 milionë dollarë për vitin 2018.

Deri tani në krye qëndronte Puff Daddy, por për 2018-n Jay-Z merr fronin si mbreti i muzikës rep. Revista “Forbes” ka publikuar të dhënat, duke renditur bashkëshortin e divës së muzikës pop Beyonce si këngëtarin rep me fitimet me të mëdha për këtë vit, 76.5 milionë dollarë.

Në fitimet e tij kolosale ka ndikuar albumi i tij i fundit “4:44”  dhe turi botëror bashkë me Beyonce. Puff Daddy zbret në vendin e dytë me 64 milionë dollarë, i pasuar nga Kendrick Lamar me 58 milionë dollarë.

Source: Tendence