Sly mallëngjeu të gjithë me një fjalim prekës në fund të xhirimeve për “Creed 2”. Sylvester Stallone, i njohur më së shumti edhe për filmat “Rocky”, është i përfshirë edhe në këto projekte kinematografike me të njëjtin personazh por në rolin e trajnerit të Adonis Creed, mbajti një fjalim prekës për grupin e aktorëve dhe gjithë kastin e filmit, në ditën e fundit të xhirimeve.

“Më pas vjen momenti i fundit, dita e fundit, xhirimi i fundit, ishte ky moment, kur Adonis stërvitet në një peizazh në hije. Kjo ishte skena e fundit e Sly që kemi xhiruar. Kur u tha “Stop”, Stallone nisi të flasë dhe u kthye në një fjalim. Të gjithë u mblodhën rreth tij. Po fliste për rëndësinë që ka pasur filmi, duke e krahasuar në të njëjtin nivel me “Rocky”. Të gjithë u emocionuan nga fjalët që tha, duke përmendur personat me të cilët punoi dhe duke i falënderuar për gjithçka, sepse mbi të gjitha është njeriu. Ishte si një promemorie e arsyes se përse i bëjmë gjërat dhe përse sakrifikojmë kohën tonë për të krijuar, sipas tij, me shpresë për të pasur ndikim te njerëzit në të gjithë botën”, -tha regjisori Steven Caple Jr..

Xhirimet e kapitullit të dytë të filmit përfunduan në qershor, por vetëm tani dolën fjalët e protagonistit të këtij projekti, që në një farë mënyre është shtylla e çdo veprimi të karakterit kryesor, mbështetësi dhe mentori i Adonis, i cili duhet të ndeshet të birin e Ivan Drago, burri që i vrau të atin, Apollo, në ring dekada më parë.

Source: Televizion