Pasi humbi betejën për ta marrë të gjithën, “Fox” e Rupert Murdoch do të lirohet nga kuotat që ka në rrjetin televiziv “Sky”. “Fox” vendosi t’ia shesë kuotat e saj “Comcast” për 17.28 paund për aksion. Lajmi u bë i ditur nga vetë “21st Century Fox”.

Beteja për rrjetin televiziv u mbyll pak ditë më parë me fitoren e “Comcast”, që bëri ofertën më të lartë për të marrë 61% që nuk ishte i kontrolluar nga “Fox”.

Duke parë ofertën që “Comcast” po udhëheq në treg, magnati Murdoch do të përftojë rreth 11.9 miliardë paund. Shitja e aksioneve të “Sky” nga “Fox” u miratua edhe nga “Disney”, i cili po blen asetet e pjesës artistike dhe që do të merrte edhe paketën “Sky”, nëse fitorja e “Comcast” nuk do të prishte planet.

Source: Teknologji