Seriali i famshëm televiziv “Friends” do të projektohet në kinema, me një rast të veçantë e special, për të celebruar 25-vjetorin.

Rachel, Chandler, Ross, Monica, Phoebe e Joey do të rikthehen në 1 mijë salla kinemaje në SHBA. Më 23 e 28 shtator dhe më 2 tetor do të projektohet nga katër episode për datë, me një format të ri të rimasterizuar në 4K.

“Ndikimi kulturore që “Friends” vazhdon të ketë edhe pas 25 vjetësh nga debutimi është thjesht i jashtëzakonshëm. Është fantastike të shikosh se si seriali vazhdon të bëjë bashkë njerëzit e moshave të ndryshme. Fansat do të mund të shikojnë disa nga momentet e tyre të preferuara të serialit në një version krejt ndryshe”, -deklaroi Lisa Gregorian, Warner Bros. Television Group President & Chief Marketing Officer.

Source: Televizion