Duhet ende rreth një vit e gjysmë që të dalë në kinema “Wonder Woman 1984”, kapitulli i dytë i të suksesshmit “Wonder Woman”, sërish nën drejtimin e Patty Jenkins dhe me protagoniste Gal Gadot, por regjisorja shikon larg dhe ka në plan edhe një film të tretë.

Gjatë një interviste për “Vanity Fair”, Jenkins dha disa detaje rreth “Wonder Woman 1984”, si dhe foli për projektet e ardhshme: “Në mendjen time kam plane të qarta për kapitullin e tretë. E drejtoj unë apo jo, shoh qartësisht se si do të përfundojë aventura e Wonder Woman në ekranin e madh. Po punoj shumë, me pasion, në këtë projekt të madh”.

“Warner Bros.” e ka fiksuar datën e publikimit të filmit për më 5 qershor 2020, për të shmangur dhe konkurrencën me “Kingsman 3”, “Sonic”, “Terminator 6” e “Frozen 2”. Ndërsa në këtë periudhë do të ketë përballë “Maleficent 2” e “Godzilla vs. Kong”, që dalin një javë përpara, si dhe “Top Gun: Maverick”.

Source: Televizion