Sezoni 8 i “Game of Thrones” do të nisë transmetimin në prill dhe do të tërheqë vëmendjen edhe për një detaj interesant, episodet do të jenë më të gjatët e gjithë të tjerëve deri tani.

Lajmi është konfirmuar edhe nga aktori Peter Dinklage, i cili publikoi një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku tregohet edhe kohëzgjatja e episodeve të rinj. Dy të parët do të jetë nga rreth 60 minuta, ndërsa katër të tjerët nga 80, që janë sa një film.

Ishte thënë edhe më parë se sezoni i fundit i “GOT” do të ishte më i veçanti në shumë drejtime. Kohë më parë, edhe shefi i “HBO”-së, Richard Plepler deklaroi se episodet finale do të jenë një spektakël i vërtetë: “David Benioff e D.B. Weiss kanë realizuar gjashtë filma. E dija që pritshmëritë ishin të larta, por ata i kanë tejkaluar. I kam parë nga dy herë episodet dhe kam mbetur i mahnitur”.

 

Source: Televizion