Po sikur Tyrion Lannister të vdiste në episodet e fundit të “Game of Thrones 8”? Peter Dinklage, aktori që e interpreton personazhin që në sezonin e parë, flet për një finale madhështore, ndoshta dhe tragjike.

Gjatë një interviste për “Variety”, kur u pyet se si ndihet për mënyrën se si përfundon historia e Tyrion në sezonin final të “GOT”, Dinklage u përgjigj: “Ndihem shumë, shumë… Po mundohem të gjej fjalët e duhura. Besoj se i është dhënë një fund vërtet i mirë. Nuk ka rëndësi se cili është. Vdekja mund të jetë një epilog madhështor”.

Menjëherë pasi e tha këtë frazë, aktori, që ka fituar tre “Emmy” me këtë rol, saktësoi se jo domosdoshmërish Tyrion do të vdesë në sezonin e fundit, edhe pse do të ishte një fund i drejtë për personazhin.

Pra, aktori nuk tha ndonjë gjë më shumë se sa në intervistën e pak javëve më parë për “Entertainment Tonight”: “Në televizion nuk ka skenaristë më të mirë sesa Dan Weiss e David Benioff. Kanë bërë një mbyllje brilante. Më mirë nga sa e kisha imagjinuar. Fati i personazhit tim përfundon në mënyrë madhështore, pavarësisht nëse është tragjik apo jo”.

Source: Televizion