“Entertainment Weekly” i dedikoi kopertinën e saj imazhit të parë zyrtar të sezonit 8 dhe final të “Game of Thrones” dhe zbuloi disa detaje interesante.

Mbledhja e fundit e regjisorëve dhe aktorëve për të lexuar të gjithë skriptin e sezonin ishte një moment emocionues për të gjithë kastin, por sidomos për Kit Harington, i cili nuk donte ta lexonte skenarin para kohe dhe nuk ia kishte idenë se ç’do të ndodhte. Më pas, Jon Snow ka qarë dy herë ndërsa lexonte skriptin: “Në çdo sezon në fund të skriptit thuhet “Fundi i sezonit të parë”, “Fundi i sezonit të dytë”, këtë radhë ishte “Fundi i “Game of Thrones””.

Gjatë vizitës në sheshxhirim, gazetarët e “EW” mbetën të habitur kur panë disa aktorë që s’do ta mendonin kurrë se mund t’i hasnin gjatë xhirimeve. Por, nuk dhanë shumë detaje, duke i lënë fansat të spekulonin.

Pas rrjedhjes së informacioneve të sezonit 7, autorët vendosën të rrisin masat e sigurisë, për të evituar daljen e materialeve të sezonit të fundit para se të transmetohej.

“EW” u mundua mos të tregojë asgjë, por në fund të artikullit nxorën disa detaje për sezonin 8, gjithashtu dhe për premierën.

Sezoni 8 nis me Dimrin e Madh me një episod që i referohet shumë atij pilot të serialit. Këtë herë, do të vijë Daenerys dhe ushtria e saj, jo mbreti Robert me shpurën e tij.

Do të ketë një përzierje elektrizuese të personazheve, disa prej të cilëve takohen për herë të parë, në pritje të pushtimit nga Të Huajit.

Sansa nuk duket e lumtur që vëllai i saj u përkul para të fejuarës së tij, Targaryen.

Regjisori Miguel Sapochnik u rikthye në serial për të realizuar përballjen epike mes mbrojtësve të Westeros dhe ushtrisë së të Huajve të drejtuar nga Mbreti i Natës, me siguri një prej momenteve më të pritur të të gjithë serialit.

Me sa duket, pjesa më e madhe e përleshjeve do të ndodhë në Dimrin e Madh, edhe pse beteja do të tregojë përpjekjet e shumë personazheve për të mbijetuar. Sipas Peter Dinklage, interpretuesi i Tyrion Lannister, është brutale: “E bën betejën e bastardëve të duket si një park me tematikë”.

Sezoni 8 dhe i fundit i “Game of Thrones” pritet të transmetohte në “HBO” në vitin 2019, por data ende nuk dihet.

Source: Televizion