“Game Of Thrones” është një ndër serialet tepër të ndjekur e vlerësuar, si nga kritika, por dhe me çmime. Të fundit ishin në “Emmy”, ku rrëmbeu shtatë trofe.

Pas fitores se ditës së hënë, aktorja Emilia Clarke vendosi të festojë në mënyrë unike. Clarke, e cila luan rolin e Daenerys Targaryen në serialin e famshëm, vendosi të bëjë një tatuazh.

31-vjeçarja ndau me fansat e saj një foto, ku duket se ka bërë tatuazh në dorë tre dragonj të vegjël duke fluturuar.

“U sigurova që nëna kurrë mos t’i harrojë të vegjlit e saj”, -shkroi aktorja krah fotos, duke e nënshkruar imazhin “Nëna e dragonjve”, siç njihet në serial.

Source: Tendence