George dhe Amal Clooney janë tashmë prindër të binjakëve Ella e Alexander, të lindur në qershor 2017, por çifti i njohur i ekranit dëshiron të zgjerojë familjen edhe me një fëmijë tjetër.

Gazeta angleze “Heat” shkruan se bashkëshortët Clooney këtë herë po shikojnë për ta adoptuar fëmijën e tretë dhe sipas burimeve, duan një vajzë.

Sipas “Heat”, janë disa faktorë që e shtyjnë familjen drejt adoptimit, një prej tyre është dhe se Amal nuk ndjen se mund ta përballojë një tjetër shtatzëni. Arsyeja tjetër është humanitare. Çifti prej vitesh është angazhuar të ndihmojnë personat në nevojë dhe për ta t’i japin një shtëpi një fëmije në vështirësi ka një domethënie të madhe.

Source: Tendence