Quhet Gina Stewart, është 48 vjeçe dhe është vlerësuar si gjyshja më seksi në botë, nga versioni australian i revistës “Maxim”, që e zgjodhi mes 100 konkurrenteve. Gina ka katër fëmijë dhe një nip. Përpara se të përfundonte në klasifikim, ajo kishte marrë pjesë në një konkurs bukurie, organizuar nga po nga e njëjta revistë, për të fituar para për shoqen e sëmurë. Nuk fitoi, por arriti të mblidhte fonde. Gjatë këtij konkursi, revista e mbajti mend dhe e futi direkt në klasifikim, të cilin dhe e fitoi.

 

Source: Tendence