Është folur shumë këto kohë, por më në fund u deklarua se nisën xhirimet për “Godzilla vs. Kong”, projekti madhor dhe i shumëpritur, përballja mes dy përbindëshave gjigantë alfa të “Warner Bros”, që pritet të ndeshen në vitin 2020.

Xhirimet kanë nisur në “Hawaii State Capitolo Bulding”, pasi në afërsi të tij janë parë shumë mjete ushtarake dhe anëtarë të stafit.

Kasti i aktorëve përbëhet nga Millie Bobby Brown, Alexander Skarsgård, Eiza González, Julian Dennison e Brian Tyree Henry. Skenari është shkruar nga Terry Rossio (Pirates of the Caribbean), Patrick McKay e J.D. Payne (Star Trek Beyond), Lindsey Beer (The Kingkiller Chronicles), Cat Vasko (Queen of the Air), T.S. Nowlin (The Maze Runner, Pacific Rim: Uprising) e J. Michael Straczynski (World War Z).

Detajet për këtë film të shumëpritur janë mbajtur sekret, por është e qartë që dy përbindëshit legjendarë do të përballen në ekranin e madh, ashtu sikurse sugjeron dhe titulli.

“Godzilla vs. Kong” pritet të dalë në kinematë amerikane më 22 maj 2020, rreth një vit pas “Godzilla: King of the Monsters”, i parashikuar për më 30 maj 2019.

Source: Televizion