Seriali i famshëm pritet që të transmetohet në pranverën e ardhshme dhe të shumta kanë qenë pikëpyetjet për një sezon të ri. Por, për interpretuesin e Genny Savastanos, Salvatore Esposito, “Gomorra 4” nuk do të jetë sezoni i fundit i serialit. “Perandoria e Sevastanove, në ‘Gomorra’ mund të shkojë para për vite, potencialisht në pafundësi”, deklaroi Esposito.

I intervistuar nga “La Stampa”, aktori napolitan siguroi se sezoni i ri do t’i bëjë më të qarta arsyet e suksesit të këtij prodhimi italian i eksportuar në dhjetëra shtete të botës dhe do të tregojë se potencialisht seriali nuk ka një horizont final përfundimtar.

Source: Televizion