Vrapimi në arkëtime i “Hobbs & Shaw” hasi në një pengesë të paparashikuar në box office amerikan. Suksesi i hamendësuar për javën e tretë rresht u ndal nga komedia për adoleshentët.

“Good Boys”, dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për djemtë Hobbs e Shaw, që patën një ndër debutimet më të mira të sagës “Fast & Furious”, pavarësisht kritikave, por për filmin që surprizoi në klasifikimin amerikan të kinematografisë.

Filmi arkëtoi 21 milionë dollarë në fundjavë e parë të debutimit, pavarësisht parashikimeve jo të mira. Është komedia e parë R-rated (me shikim të censuruar) që arrin në majë të klasifikimit që prej vitit 2016.

Në fundjavën e tretë të gushtit 2019, “The Lion King” renditet i treti, i ndjekur nga “Scary Stories to Tell in the Dark”.

Source: Televizion