“HbbTV”, enti që standardizon dhe promovon standardin europian për televizionin interaktiv, ka disa anëtarë të rinj, “Google”, “Sky” e “Rai”, të parët në nivel europian, ndërsa “Rai” për Italinë.

“Hybrid Broadcast Broadband TV” operon prej vitesh në Europë. Mendohet se janë rreth 45 milionë dispozitivë që e kanë sistemin, në 35 shtete.

Përfshirja e “Google” në HbbTV do të mundësojë një integrim më të madh të Android TV e HbbTV, duke zgjidhur shumë probleme për prodhuesit të cilët sot duhet të integrojnë zgjidhjet e tyre për të menaxhuar përmbajtjen interaktive në kanale.

“Sony” e “Philips” e kanë përqafuar këtë qasje, por me një integrim të drejtpërdrejtë në Android TV do të lehtësojnë qasjen dhe përdorimin e shërbimeve të transmetuara përmes streaming.

Edhe “Sky” është një prurje e rëndësishme. Pavarësisht se pay-TV po ndryshon ofertën e saj që tani është tërësisht multiplatformë HbbTV, mund të jetë e dobishme për të integruar shërbime të reja në kanalet e transmetuara në mënyrë ajore. Sidomos në Itali, ku “Sky” po transmeton gjithashtu në dixhital tokësor, shumë karakteristika të ofruara sot nga dekoderët MySky mund të vijnë në të ardhmen në të gjithë dekoderët dhe në të gjithë televizorët në sajë të HbbTV.

Source: Teknologji