Protagonistja e “Grey’s Anatomy”, Ellen Pompeo mund të jetë e gatshme t’i japë lamtumirën serisë së dramës mjekësore dhe pranoi se është në kërkim të ndryshimit në jetën e saj profesionale.

Aktorja u shpreh se është entuziaste dhe në kërkim të eksperiencave të reja, duke aluduar se në të ardhmen do ta shohim si producente.

Duke folur për rolin e saj në “Grey’s Anatomy” si Meredith, Ellen tha se ka dhënë 200% të energjisë, punës, kohës dhe përkushtimit të saj. Aktorja tha se e dashuron serialin i cili i dha edhe famën, por kërkon shumë energji dhe në një pikë kji eksperiencë duhet të përfundojë.

Ellen mund t’i japë lamtumirën rolit të Meredith Grey, i konfirmuar edh epër sezonin e djjatë, që do të mbyllet në vitin 2020.

Source: Televizion