Anëtarët e grupit suedez, “ABBA”, së shpejti pritet të hyjnë në studio dhe të nisin punën për përgatitjen e këngëve të reja.

Grupi muzikor kishte paralajmëruar që para Vitit të Ri se do të fillonte me realizimin e materialeve të reja, mirëpo fansat duhet të presin së paku deri në verë të këtij viti.

Grupi i ka incizuar këngët “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down” për nevojat e spektaklit “Virtual ABBA”, i cili është dashur të transmetohej në BBC në fund të vitit 2018.

Megjithatë, në shtatorin e kaluar, grupi njoftoi se spektakli është shtyrë për këtë vit. Ndërsa sipas “Variety”, këngët e reja të “ABBA” nuk do të lançohen para verës.

Edhe pse nuk ka pasur ndonjë informatë zyrtare për arsyen e shtyrjes së projektit, besohet se disa komplikime ligjore kanë qenë pengesë për publikimin e mëhershëm.

 “Kemi bërë këngë të reja për t’i përfshirë në emisionin e ri. Megjithatë, kur emisioni do të nisë shfaqjen, këngët do të jenë të vjetra”, ka thënë anëtari i grupit, Benny Andersson.

Në një intervistë për “IceTheSite”, Anderson ka thënë se ekziston mundësia që “ABBA” të hyjë së shpejti në studio dhe të incizojë edhe këngën e tretë të re.

Anëtarët e grupit suedez, “ABBA”, së shpejti pritet të hyjnë në studio dhe të nisin punën për përgatitjen e këngëve të reja.

Source: Tendence