Grupi rok “Guns N ‘Roses” paditi një fabrikë birre në Colorado, sepse po shfrytëzojnë famën e tyre për të prodhuar dhe shitur birrë.

Grupi ngriti akuzë për shkelje të së drejtës së markës kundër “Oskar Blues”, që shet birrën “Guns ‘N’ Rosé” dhe tregton shalle, duke pretenduar se janë të lidhura me këngëtarin Axl Rose.

Sipas denoncimit, vitin e kaluar “Oskar Blues” aplikoi për markën “Guns ‘N’ Rosé” dhe hoqi dorë pas kundërshtimit të grupit. Por, birraria vijon punën dhe shitjen e mallit.

Grupi kërkon një vendim gjykate që t’i ndalojë birrarisë të përfitojë nga emrin i tij, të shkatërrojë produktet dhe t’ia derivojë fitimet nga “Guns ‘N’ Rosé”.

Source: Tendence