Bëri gjithçka për t’iu larguar imazhit të yllit të “Disney”, por tani Miley Cyrus është kthyer në origjinë. Këngëtarja dhe aktorja rimodeloi flokët njësoj si personazhi që e bëri të famshme. Cyrus publikoi një sërë fotosh në rrjetet sociale, që zgjoi dhe kureshtjen e fansave. Do të ketë një ribërje të “Hannah Montana”? “Kam vendosur se do të jem Hannah Montana përgjithnjë”, -shkruan këngëtarja, por nuk jep më tepër detaje.

Source: Tendence