Gjatë një episodi të spektaklit “NBC Today”, Harrison Ford shënjoi territorin e Indiana Jones, duke deklaruar se asnjë tjetër nuk do ta interpretojë personazhin pas tij.

Kapitulli i pestë i “Indiana Jones” u shty për në vitin 2021 dhe sipas një raporti të fundit, “Lucasfilm” ka angazhuar Dan Fogelman për të rishkruar gjithë skenarin e Jon Kasdan, edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Harrison Ford vendosi të trembë, me shaka, të gjithë pretendentët e mundshëm për rolin e profesorit të famshëm të arkeologjisë: “Asnjë tjetër nuk do të jetë Indiana Jones. Nuk është e kuptueshme? Unë jam Indiana Jones. Kur unë mos të jem më, kështu do të jetë edhe për të. Është e thjeshtë”.

Source: Televizion