Librat dhe filmat “Harry Potter” ishin ndër sukseset më të mëdha, që tërhoqën shumë të pasionuar pas aventurave të magjisë në shkollën Hogwarts. Ka thyer çdo parashikim shkrimtarja J. K. Rowling me librat e saj, që në shumë vende të botës zinin radhën me ditë të tëra për të blerë të parët librin që sapo dilte nëpër librari. Po ashtu edhe filmat e përshtatur sipas tyre patën sukses të jashtëzakonshëm dhe thyen rekorde. Ja disa prej tyre:

Shtatë librat në total janë shitur në më shumë se 450 milionë kopje.

Librat janë përkthyer në 67 gjuhë.

Filmat e përshtatur prej tyre kanë nxjerrë fitime mbi 7 miliardë dollarë.

Filmi “Harry Potter and the Deathly Hallows, Part Two” kapi majat e klasifikimeve në historinë e box office në Amerikë, duke ia kaluar edhe “The Dark Knight”.

Premiera e “The Deathly Hallows, Part Two” u cilësua si më e suksesshmja, duke mundur në klasifikim edhe “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”.

“The Deathly Hallows, Part Two” është filmi më fitimprurës që “Warner Brothers” ka publikuar ndonjëherë.

“Harry Potter and the Deathly Hallows” u bë libri i shitur më shpejt në histori.

J.K. Rowling u bë e para autore miliardere prej librave “Harry Potter”.

“The Goblet of Fire” theu rekordet, për më shumë kopje të shtypura ndonjëherë, 3.8 milionë.

Dhe ky rekord u thye nga 8.5 milionë kopjet e “The Order of the Phoenix”.

Librat thyejnë rekorde mes tyre. Ky rekord u tejkalua nga “The Half-Blood Prince” me 10.8 milionë kopje, që vetë u kapërcye nga 12 milionë kopjet e “The Deathly Hallows”.

Source: Televizion