Kanë kaluar 21 vjet që kur J.K. Rowling na prezantoi botën e Harry Potter dhe që atëherë vazhdojmë të mësojmë detaje të reja rreth Hogwarts. Kësaj here është radha e një sekreti të neveritshëm, i mbajtur deri më tani i fshehtë, që ka të bëjë me kushtet higjienike të botës së fantazisë aq afër shumë aspekteve të botës reale.

J.K. Rowling u pyet sesi shkonin në tualet magjistarët dhe shtrigat në Hogwarts kur ende nuk ekzistonin tualetet? J.K. Rowling u përgjigj: “Jo gjithmonë në Hogwarts kanë ekzistuar tualetet. Përpara se të kishte sistemin e tubacioneve, shtrigat dhe magjistarët e bënin ku të ndodheshin dhe pastaj zhduknin provat”.

Source: Televizion